Bora zbardh Parkun Kombëtar 'Bredhi i Hotovës – Dangëlli'

Bora zbardh Parkun Kombëtar 'Bredhi i Hotovës – Dangëlli'

Kur të gjithë menduan si dimri iku dhe po ja lë rendin pranverës, çeljes së luleve, por moti na befasoi duke sjellë reshje bore në disa zona të Shqipërisë.

Bora e bardhë këtë fillim prilli zbardhi edhe Parkun Kombëtar “Bredhi i Hotovës – Dangëlli”, duke i dhuruar një peizazh mahnitës.

Parku Kombëtar “Bredhi i Hotovës – Dangëlli”, është një nga destinacionet më të preferuara të turistëve në të gjitha stinët e vitit por në pragun e pranverës, kur befasohet me borë bëhet edhe më tërheqës.

May be an image of snow, tree and nature

Ekosistemi natyror “Bredhi i Hotovës – Dangëlli” u shpall Park Kombëtar më 17 dhjetor 2008.

Luginat e bukura, biodiversiteti i pasur në habitate malore të mbuluar me pyje të dendura, kanione gjigante dhe një traditë kulinare fantastike e bëjnë këtë park një zgjedhje ideale për t’u eksploruar. Peizazhi i larmishëm pyjor (një përzierje e bredhit të Maqedonisë, tisit, pishës së zezë, bungës, qarrit, maresë e mëllagjerit) ofrojnë strehë për shumë lloje kafshësh si: ariu i murrmë, ujku, kaprolli, lepuri e derri i egër.

May be an image of nature, snow and tree

Midis mundësive të shumta është dhe qëndrimi në “Ujërat Termale të Bënjës”, kanionet e Kamenckës, Langaricës e Borockës.

May be an image of nature, snow and tree

Peizazhi dëshmon kulturën e hershme dhe të pasur të zonës, ku përfshin një sërë monumentesh kulturore dhe historike si kisha e Shën Mërisë në Okdunan e Kosinë, Teqeja e Ali Postivanit, dhe Frashërit, Ura e Katiut dhe fshati Frashër, vendlindja e patriotëve dhe poetëve të njohur, vëllezërve Frashëri.

May be an image of nature, tree and snow

Parku Kombëtar “Bredhi i Hotovës-Dangëlli” ka një sipërfaqe 34,361.1 ha dhe është shpërndarë në qarkun e Gjirokastrës dhe të Korçës. Ky park ka një traditë të gjatë të përdorimit të burimeve natyrore të zonës nga banorët lokalë dhe vazhdon të monitorohet për parandalimin e veprimtarive të paligjshme. Në stinën e dimrit dhe të pranverës ofron bukuri të pa hasura./Motilokal.com