Muaji prill nis me reshje shiu, bubullima dhe borë në Kosovë

Muaji prill nis me reshje shiu, bubullima dhe borë në Kosovë

Fushat me presion të ulët atmosferik të cilat kanë përfshirë Kosovën do të jenë të pranishme. Moti parashihet të jetë me vranësira, reshje shiu të shoqëruara edhe me bubullima dhe erë. Me rënie të temperaturave gjatë fundjavës, reshje bore të priten përgjatë viseve kodrinoro-malore, por edhe në ultësira.

Sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira, reshje shiu e bubullima. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 5 deri në 10 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot kryesisht të vranët reshje shiu, diell dhe borë. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 3 deri në 6 °C.

E diela do të mbajë me mot të ftohtë, vranët e diell, priten reshje shiu dhe fjolla bore. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 0 deri në 5 °C./Motilokal.com

Foto: Sefer Aliqkaj