Drejtoria e Përgjithshme Detare nëpërmjet një njoftimi bën me dije se pritet të ketë përkeqësim të motit duke filluar nda dita e sotme.
“Si rezultat i erërave të forta me drejtim jug-jugperëndim dhe jug-juglindje në datën 30 mars 2022 deri më datën 1 prill 2022 moti në gjithë bregdetin shqiptar do të jetë përkeqësuar. Bregdeti shqiptar do të përfshihet nga era me shpejtësi deri në 20m/s dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.50 deri 4.00 m ku forca e detit shkon 5-6 deri 7-8 ballë. Kushtet e motit përmirësohen në datën 1 prill 2022 pas orës 22:00”, thuhet në njoftim.
Më tej theksohet se për shkak të kushteve të motit të përkeqësuara, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe mjeteve të peshkimit./Motilokal.com
