Bora mbulon fshatin Debëllde të Vitisë

Bora mbulon fshatin Debëllde të Vitisë

Bora ka mbuluar një pjesë të madhe të viseve malore të Kosovës. Ashtu siç kemi paralajmëruar se sot do të ketë reshje bore në viset malore. Mëngjesin e sotëm bora ka mbuluar edhe fshatin Debëllde të komunës së Vitisë.

Në disa foto të dërguara në adresë të motilokal.com shihet bora në këtë pjesë të këtij vendi.

Sipas parashikimit të motilokal.com, gjatë këtij muaji pritet të kemi temperatura të ulëta që do ta përfshinë vendin përgjatë ditëve në vijim.

Gjatë gjysmës së dytë të muajit dhjetor, temperaturat pritet të shkojnë deri në -20 °C. /Motilokal.com