Grimcat e vogla të plastikës janë gjetur për herë të parë në gjakun e njeriut, duke ngritur frikën për efektet e tyre afatgjata shëndetësore.
Shkencëtarët holandezë zbuluan se 17 nga 22 vullnetarë, ose 77%, kishin mikroplastikë në gjakun e tyre.
Nivelet ishin të ulëta, mesatarisht 1.6 mikrogramë (1.6 milionta e gramit) në çdo mililitër gjak.
Por prania e mikroplastikës, fragmente të sendeve të përditshme, në qarkullimin e gjakut është shumë domethënëse.
Ajo u gjet në 50% të vullnetarëve, sipas rezultateve të publikuara në revistën Environment International.
Polistireni, i cili përdoret gjerësisht në paketimin e ushqimeve, u gjet në 36% dhe polietileni, i cili përdoret në filmat dhe qeset e ambalazhimit, u gjet në 23%.
Studiuesit, nga Vrije Universiteti i Amsterdamit, thonë se mikroplastika ka të ngjarë të jetë thithur ose gëlltitur përpara se të përthithet në qarkullimin e gjakut.
Ata i përshkruajnë fragmentet plastike si "ndotës të kudogjendur në mjedisin e jetesës dhe zinxhirin ushqimor". Por asnjë studim i mëparshëm nuk ka mundur t'i zbulojë ato në gjak.
"Përqendrimet e grimcave plastike të raportuara këtu janë shuma e të gjitha rrugëve të mundshme të ekspozimit, burimet në mjedisin jetësor që hyjnë në ajër, ujë dhe ushqim, por edhe produkte të kujdesit personal që mund të gëlltiten, polimere dentare, fragmente implantesh polimerike, nanogrimca polimerike të shpërndarjes së ilaçeve dhe mbetjet e ngjyrës së tatuazheve”, përfundojnë ata.
“Grimcat plastike nuk kanë depërtuar vetëm në mjedis, por edhe në trupat tanë”
Shkencëtarët thanë se gjetja ishte e fortë sepse studiuesit kishin bërë përpjekje të mëdha për të përjashtuar mundësinë e kontaminimit të mostrave të gjakut.
Dr. Alice Horton, e cila studion "ndotësit antropogjenë" në Qendrën Kombëtare të Oqeanografisë në Mbretërinë e Bashkuar tha: "Ky është një zbulim shqetësues duke pasur parasysh se grimcat e kësaj madhësie janë demonstruar në laborator se shkaktojnë inflamacion dhe dëmtim të qelizave në kushte eksperimentale.”
"Ky studim kontribuon në dëshminë se grimcat plastike jo vetëm që kanë depërtuar në të gjithë mjedisin, por po përshkojnë edhe trupin tonë.
"Pasojat afatgjata të kësaj nuk dihen ende."
Dr. Fay Couceiro, një ekspert në ndotjen e mjedisit në Universitetin e Portsmouthit, tha se ishte e pamundur të ekstrapoloheshin gjetjet e një studimi të tillë të vogël për të gjithë popullatën.
Por ajo shtoi: "Aftësia për të zbuluar praninë e saj (plastikës) është kritike për ne që të kuptojmë urgjencën në nevojën tonë për të bërë më shumë kërkime në këtë fushë.”
"Në fund të fundit, gjaku lidh të gjitha organet e trupit tonë dhe nëse plastika është atje, ajo mund të jetë kudo në ne."/Motilokal.com
