Bora zbardh Brodin

Bora zbardh Brodin

Sot që nga orët e hershme të mëngjesit ka filluar të bie borë në viset malore. Bora ka zbardhur edhe fshatin Brod të Komunës së Dragashit.

Fshati Brod është i begatshëm edhe me shtigje të skijimit. Pikërisht për këtë arsye është ngritur edhe Qendra Skitare, si njëra ndër qendrat më të reja skitare në Kosovë. Në kuadër të saj funksionon edhe ski lifti i cili ofron mundësi dhe kushte edhe për skijim gjatë natës.

Gjithashtu ekzistojnë edhe kushte për zhvillimin e turizmit malor dhe organizimin e garave të ndryshme, si në nivel të Kosovës ashtu dhe të atyre ndërkombëtare.

Terreni përreth Brodit në jugperëndim është kodrinor, por në verilindje është malor. Pika më e lartë mbidetare është Rule, 2220 metra mbi nivelin e detit dhe e cila gjendet 2.8 kilometra në lindje të Brodit.

Temperatura mesatare vjetore në rajon është 3 °C. Muaji më i ngrohtë është korriku, kur temperatura mesatare është 15 °C, ndërsa muaji më i ftohtë është janari, me -10 °C. Reshjet mesatare vjetore janë 1160 milimetra. Muaji me të reshurat më të mëdha është nëntori, me një mesatare prej 133 mm, kurse muaji më i thatë është gushti, me vetëm 34 mm reshje.

Sipas parashikimit të motilokal.com, gjatë këtij muaji pritet të kemi temperatura të ulëta që do ta përfshinë vendin përgjatë ditëve në vijim.

Motilokal ju sjell disa foto të borës së sotme të marra me leje nga Mountain Resort Arxhena. /Motilokal.com

Image may contain: one or more people, mountain, outdoor and nature

Image may contain: outdoor

Image may contain: snow and outdoor

Image may contain: people standing, snow and outdoor

Image may contain: nature and outdoor

Image may contain: outdoor