Ditët e fundit të marsit pritet të jenë me mot të ngrohtë e të ndryshueshëm me diell e vranësira. Nga dita e mërkurë e enjte priten edhe reshje shiu, ndërsa të premten të shoqëruara edhe me bubullima. Në zonat malore mundësi për reshje bore.
Moti sot në Kosovë pritet të jetë me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për riga shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 3 deri në 18 °C.
Dita e martë do të mbajë mot pothuajse të kthjellët e me diell. Temperaturat do të luhatën prej 4 deri në 16 °C.
Të mërkurën pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira e intervale me diell dhe riga lokale shiu. Temperaturat do të sillen nga 5 deri në 15 °C./Motilokal.com
