Kjo javë në Shqipëri do të sjellë ndryshueshmëri të situatës meteorologjike. Moti parashikohet me kthjellime e vranësira të cilat prej mesjavës do të marrin karakter mesatar dhe të dendur. Kalimi i një sistemi frontal të enjten pasdite dhe të premten do të sjellë reshje shiu edhe në formën e shtrëngatave me rrufe kryesisht në veriperëndim.
Moti sot pritet të mbajë me kthjellime e vranësira dhe reshje lokale shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 9 deri në 14 °C.
Dita e martë do të jetë me mot të kthjellët e diell. Temperaturat do të luhatën prej 8 deri në 17 °C.
Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të sillen nga 8 deri në 18 °C./Motilokal.com
