Ahmeti: Zjarret pyjore në vend alarmante, institucionet të marrin masat e duhura

Ahmeti: Zjarret pyjore në vend alarmante, institucionet të marrin masat e duhura

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC).

"Lajmet nga tereni për zjarret e shumta fushore dhe pyjore, që po ndodhin në anë të ndryshme të Kosovës, janë me të vërtet alarmante. Këto zjarre që në masë të madhe janë zjarrvënie të qëllimshme apo të shkaktuara nga pakujdesia, po shkaktojnë dëme tepër të mëdha duke djegur mijëra hektarë me pyje", është shprehur Ahmeti.

Sipas tij irganet e rendit në Kosovë, duhet të marrin masat e nevojshme, në mënyrë që të ndalohet kjo dukuri e zjarrvënieve të qëllimshme nga persona të papërgjegjshëm, dhe të njëjtit të marrin ndëshkimet e duhura ligjore. 

"Sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës, inicimi i qëllimshëm i zjarrit që është me rrezik të përgjithshëm, është vepër penale dhe mund të sanksionohet edhe me burgim", ka theksuar Ahmeti./Motilokal.com