Mbani çadrat me veti, vazhdojnë reshjet e shiut në Shqipëri

Mbani çadrat me veti, vazhdojnë reshjet e shiut në Shqipëri

Moti i paqëndrueshëm do të vazhdojë edhe këtë javë në Shqipëri, me vranësira dhe reshje shiu, ndërsa në zonat e jugut dhe relievet malore në formë të shtrëngatave.

Sot në vendin tonë mëngjesi do të mbajë me shi, kurse mesdita me vranësira. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 8 deri në 11 °C. Era do të fryje me shpejtësi 1 m/s në drejtim të lindjes.

E enjtja do të jetë me mot me vranësira, në mbrëmje priten reshje shiu. Temperaturat parashihen të lëvizin prej 5 deri në 12 °C. Era do të fryje me shpejtësi 1 m/s në drejtim të jugperëndimit./Motilokal.com