Zjarr në pyjet e Kukësit

Zjarr në pyjet e Kukësit

Një vatër zjarri ka shpërthyer në pyjet e Kukësit edhe pse ditët e fundit temperaturat në vendin tonë janë të ulëta.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se  një vatër e madhe zjarri ka rënë paraditen e kësaj të hëne në Njësinë Administrative Malzi të Kukësit. Zjarri u shfaq në zonën e quajtur Stane në një sipërfaqe pyjore më dush dhe dëllinjë.

Ndërkohë Bashkia e Kukësit ka angazhuar  8 efektivët e Shërbimit Zjarrfikës të Bashkisë ndërsa Shërbimi Pyjor 3 efektivë zjarrfikës. Po punohet  për të bërë të mundur shuarje dhe izolimin e zjarrit që ka rënë në një sipërfaqe të madhe prej 8-10 ha me përshkrim.

Për shkak të terrenit mjaft të thyer malor, grupet e punës ecin në këmbë ndërsa operacioni për shuarjen e zjarrit është i vështirë e favorizuar nga erërat e forta që përhapin flakët. Shuarja po bëhet me lopata dhe pompa shpine të shuarjes së zjarrit pasi makina zjarrfikëse e ka të pamundur futjen në mal. Kujtojmë se gushtin e vitit të kaluar u shkrumbuan qindra hektarë pyje e kullota./Motilokal.com

May be an image of 1 person, tree and nature

May be an image of fire, tree and nature

May be an image of 1 person, fire, tree and nature

May be an image of fire and outdoors

May be an image of 4 people, people standing and outdoors

May be an image of 1 person, standing, nature and tree

May be an image of fire and outdoors