Një fenomen i rrallë ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit në Lezhë. Siç duket edhe nga pamjet deti është tërhequr për disa metra, duke bërë që të dalin në sipërfaqe objektet që ndodheshin në ujë, kryesisht pista lokalesh verore.
Prej vitesh është raportuar se në Shëngjin deti po avancon duke “gllabëruar” rërën dhe pishat pranë bregut, një fenomen ndryshe ka ndodhur këtë vit.
Gjatë verës së kaluar këto lokale kanë qenë disa centimetra brenda ujit, ndërsa tashmë uji është tërhequr me disa metra larg./Motilokal.com
