Shpesh shohim njerëz që ushqejnë qentë ose macet endacakë. Mirëpo, rrallë herë na vjen ndër mend për zogjtë që janë kudo rreth neve, për këto krijesa të vogla, të cilat na sjellin gëzime me cicërimën e tyre gjatë stinëve të ngrohta. Ne shumë pak mendojmë se çfarë ndodh me ta gjatë stinës së ftohtë të dimrit, kur gjithçka është e fshehur nën mbulesën e borës.
Por ka të tillë që mendojnë dhe këshillojnë të tjerët se ne duhet të kujdesemi për shpendët edhe në stinën e dimrit.
Është fotografi i botës së egër Arian Mavriqi, i cili jo vetëm që shkrep foto të bukura të lloj lloj shpendëve, por ai po bën edhe një punë tjetër mbrojtjen ruajtjen dhe kujdesin e tyre.
Ai kërkon që mos të hedhim bukën, por t’i ushqejmë zogjtë në stinën e dimrit.
“Po flitet nga Meteorologët që nga mesi i dhjetorit do shkojnë temperaturat deri në -20, dhe ju e dini se zogjtë dhe kafshët do ta kenë shumë problem për ushqim. Ju lutem mos hidhni bukë assesi. Kjo është një mënyrë shumë e mirë që ne mund të ndihmojmë”, ka shkruar Mavriqi. /Motilokal.com
