Sot zyrtarisht kemi hyrë në stinën e pranverës, ndërsa gjatë orëve të para të mëngjesit janë regjistruar reshje bore me intensitet të ulët në juglindjen e vendit.
Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se drejtuesit që kalojnë në aksin Qafë Thanë–Kapshticë duhet që të jenë të kujdesshëm, pasi në orët e fundit ka pas reshje bore dhe temperatura të ulëta.
“Në Qafë Thanë-Kapshticë ka pasur reshje dëbore me intensitet të ulët. Temperaturat kanë qenë -5°C. U punua me mjete borëpastruese dhe për shpërndarjen e kripës. Qarkullimi kryhet pa probleme”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së./Motilokal.com
