"Uji është jetë", kështu e nis njoftimin Ujësjellësi ‘Prishtina’, që sipas tyre kjo thënie medoemos ndërlidhet me gjendjen e liqeneve akumuluese sipërfaqësore Batllava e Badovci.
Sipas Ujësjellësit ‘Prishtina’, sot niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 632.55 metra mbi nivelin e detit ose (- 2.45 metra) nën nivelin maksimal të kapërderdhjes.
Ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badovcit është 643.27 metra mbi nivelin e detit ose (- 6.58 metra) nën nivelin maksimal të kapërderdhjes.
“Shpenzimi racional i ujit i domosdoshëm edhe në sezonin e dimrit, brenda objekteve të banimit. Çdo pikë uji, ka vlerë”, thuhet në njoftimin e KRUP-së./Motilokal.com
