Australia është përfshirë nga një valë e nxehtë, duke shkaktuar zjarre të mëdha në këtë shtet.
Sidney, një prej qyteteve më të rëndësishme të Australisë është mbuluar nga tymi ditën e sotme, duke krijuar kushte jo të shëndetshme të cilësisë së ajrit, të cilën e konsideruan sot 11 herë më e lartë sesa niveli i rrezikshmërisë.
Drejtori i qeverisë së Uellsit e Ri Jugor tha se kjo pamje është e paparë ndonjëherë, njoftoi Reuters.
"Kjo periudhë e tymit që kemi përjetuar që nga muaji i kaluar, është e paparë, kështu që këto kushte janë një rrezik për shëndetin e njerëzve", tha Richard Broome, sipas Reuters.
Zyrtarët vendas thonë se kjo është ndoshta situata më e keqe e ajrit që është parë në qytet që prej stuhisë së rërës në vitin 2009. Ajo konsiderohet e paprecedent dhe përbën një rrezik sipas tyre, për shëndetin e popullatës.
Shumë persona po përjetojnë irritime të syve, hundës dhe fytit, shtoi ai, duke theksuar edhe për rrezikun që i kanoset fëmijëve të vegjël dhe të moshuarve, shtoi Broome.
Në disa pjesë të qytetit, banorët janë evakuuar nga ndërtesat me të dëgjuar alarmi për zjarre.
Dukshmëria është aq e ulët sa praktikisht, pjesa e limanit duket si e mbuluar nga mjegulla dhe tragetet nuk po lëvizin. Fëmijët janë mbajtur brenda shkollave dhe tashme është bërë zakon që të shohësh njerëz që lëvizin nëpër rrugë me maska në fytyrë.
Tymi u përhap shpejti duke mbuluar edhe Opera House, Harbour Bridge dhe plazhin Bondi Beach, pamjet e tyre u përhapën shumë shpejt nëpër rrjetet sociale për të dëshmuar përmasat e krizës. /Motilokal.com





