Diell dhe rritje temperaturash në Shqipëri

Diell dhe rritje temperaturash në Shqipëri

Kjo javë në Shqipëri pritet të jetë një javë “tipike” e pranverës me diell por në fund të saj rikthehen reshjet e shiut dhe borës.

Moti sot pritet të mbajë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore. Temperaturat do të lëvizin nga 4 deri në 12 °C.

Dita e martë do të jetë me mot të kthjellët gjatë paradites, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat do të luhatën prej 5 deri në 13 °C.

Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i kthjellët me alternime vranësirash të cilat në relievet malore në lindje do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu. Temperaturat do të sillen nga 6 deri në 14 °C./Motilokal.com