Bill Gates beson se telefonat inteligjentë duhet të zëvendësohen me tatuazhe elektronike

Bill Gates beson se telefonat inteligjentë duhet të zëvendësohen me tatuazhe elektronike

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, beson se teknologjia e re do të zëvendësojë telefonat inteligjentë, dhe këto janë tatuazhet elektronike.

Tatuazhet elektronike janë produkt i kompanisë amerikane të bioteknologjisë Chaotic Moon që përdoren për të mbledhur dhe analizuar të dhënat e marra nga trupi i njeriut. Të dhënat do të mund të përdoren për qëllime të ndryshme, përfshirë ato mjekësore dhe sportive.

Kjo do të mundësojë parandalimin dhe kontrollin më të mirë të sëmundjeve dhe përmirësimin e aftësisë fizike. Tatuazhet elektronike janë ende në fazën e zhvillimit dhe ka të ngjarë të duken si sensorë të vegjël në lëkurë.

Për Gates, tatuazhet e përshkruara më sipër nuk janë të mjaftueshme, pasi ai beson se ato duhet të përmirësohen ndjeshëm. Ideja e tij është se ata kanë aq shumë karakteristika sa do të jenë në gjendje të zëvendësojnë plotësisht smartfonët.

Diçka e ngjashme mund të shihet në filmat e Hollivudit ku aktorët përdorin këto tatuazhe për të bërë telefonata, për të dërguar mesazhe dhe për të gjetur adresat e banimit. Nuk dihet se kur do të jetë e mundur realisht kjo, por dihet se Gates dhe bashkëpunëtorët e tij tashmë po punojnë për të./Motilokal.com