Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka bërë të ditur se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat malore qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale.
Sipas ARRSH-së kontraktorët kanë punuar pa ndërprerje me mjete borëpastruese për pastrimin e akseve nga bora por dhe nga rënia e materialeve në rrugë si në “Shkallën e zezë” ku ka pasur rrëshqitje.
“Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, për shkak të lagështisë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftim./Motilokal.com





