Tërmeti me magnitudë 4.5 sipas shkallës rihter që goditi Mugellon këtë të hënë, rastis me një përvjetor të dhimbshëm për këtë rajon.
Jemi pikërisht në 100 vjetorin e tërmetit që shkatërroi Mugellon në vitin 1919 me pasoja katastrofike për këtë vend.
Me 29 qershor të viti 1919, ditë e diele me diell rreth orës 10 të mëngjesit, një tërmet me madhësi 7 deri në të 9 sipas shkallës Mercalli goditi Mugellon ndërsa epiqendra ishte në Vicchio.
Ky tërmet shkaktoi vdekjen e 100 personave, nga të cilët vetëm 40 në epiqendrën Vicchio. Gjysma e ndërtesave në këtë komunë u shkatërruan për toke ndërsa pasojat më të rënda pati edhe në Dicomano, Borgo San Lorenzo, San Godenzo, Marradi, Firenzuola, Scarperia, Barberino, Londa, San Godenzo, Rufina dhe Pontassieve. Janë pak a shumë të njëjtat zona që u goditën më së shumti edhe këtë herë, ndonëse më intesitet ndjeshëm më të ulët.
Duhet theksuar që nga viti 1919 e deri tani, zona e Mugellos ishte goditur vetëm dy herë në të tjera nga tërmete me magnitudë 5 dhe 4.5 sipas shkallës rihter në mesin e viteve 60 të shekullit të kaluar.
Tërmeti i ditës së hënë fatmirësisht, me përjashtim të dëmeve materiale nuk pati persona të lënduar. /Motilokal.com



