Temperaturat e ulëta kanë rikthyer këtë fillim marsi reshjet e dëborës në Llogara.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se qarkullimi është i hapur, ndërkohë që për pastrimin e rrugëve po punojnë tre borëpastruese.
Drejtuesit e mjeteve këshillohen të përdorin goma dimërore dhe të jenë në pajisur me zinxhir.
“Po punohet me 3 mjete borëpastruese për pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat. Qarkullimi kryhet pa probleme. Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje, në këtë aks, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së./Motilokal.com
