Bora mbulon Dardhën, ARRSH apel shoferëve për kujdes

Bora mbulon Dardhën, ARRSH apel shoferëve për kujdes

Reshjet e borës me intensitet mesatar janë regjistruar në Dardhë të Korçës. Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën apel qytetarëve të tregohen të kujdesshëm gjatë qarkullimit për të bërë të mundur parandalimin e aksidenteve.

Gjithashtu ARRSH njofton se autoritetet kanë nisur shpërndarjen e kripës dhe se aktualisht qarkullimi po kryhet pa probleme. Por pavarësisht kësaj rekomandohet pajisja e automjeteve me goma dimërore.

Njoftimi:

Reshjet e borës me intensitet mesatar vazhdojnë në Dardhë. Po punohet me mjete borëpastruese për pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës qarkullimi kryhet pa probleme. Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje, në këtë aks, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë dhe të pajisen me goma dimërore./Motilokal.com

VIDEO