Rreth 1500 pisha të reja u mbollën fundjavën që lamë pas në parkun kombëtar Divjakë-Karavasta.
Altin Hila koleksionuesi i fluturave dhe molusqeve dhe guide në Divjakë së bashku me Al-Ben Guide Kola kishin projektuar mbjelljen e fidanëve në parkun kombëtar Divjakë-Karavasta.
Dhe ky projekt është realizuar të dielën që lëmë pas ku janë mbjellë 1500 fidane pishë nga një armatë vullnetaresh nga e gjithë trojet shqiptare dhe është pastruar një pjesë e bregdetit të Divjakës, kështu ka njoftuar Altin Hila.
Ndërsa ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka shkruar: “Më bëhet zemra mal kur shoh pasionantë si drejtori i Administratës rajonale e Zonave të Mbrojtura Fier, Ardian Koçi që mbledh rreth vetes fëmijë e bashkëpunëtorë vullnetarë nga Tirana, Berati, Elbasani, Peja, Gjakova e Ferizaj për pastrimin e mbi 1 ton mbetje dhe mbjelljen e 1,500 pishave në parkun kombëtar Divjakë-Karavasta”, tha Kumbaro.
Në zonat e mbrojtura në vend vijon shtimi i sipërfaqeve të pyllëzuara me pemë të reja. Këto zona janë një pasuri me vlerë të çmuar jo vetëm për habitatin natyror, por edhe për zhvillimin e turizmit dhe të ekonomisë së vendit./Motilokal.com






