Niveli rrezatimit nga centrali bërthamor i Çernobilit është rritur, sipas Agjencisë bërthamore të Ukrainës, si edhe Ministrisë së Brendshme në vend.
Megjithatë, rrezatimi nuk është ende alarmant sipas tyre.
Ekspertët nuk raportuan nivelin e saktë të rrezatimit, por thanë se ndryshimi ndodhi për shkak të lëvizjes së pajisjeve të rënda ushtarake në zonë, duke ngritur pluhurin radioaktiv në ajër.
“Rrezatimi po fillon të rritet. Nuk është kritike për Kievin për momentin, por po e monitorojmë në vazhdim”, tha Ministria e Brendshme.
Më herët të premten, Rusia tha se po e mbante nën kontroll centralin bërthamor të Çernobilit për ta “mbrojtur nga terroristët ukrainas”.
Çernobili ishte vendi i fatkeqësisë më të keqe bërthamore në histori, pasi një reaktor shpërtheu dhe shpërndau mbetje radioaktive në të gjithë Evropën në prill 1986.
Vitet e fundit vendi është bërë një vend i njohur turistik, si dhe një histori e papritur e suksesit mjedisor pasi specie të ndryshme filluan të lulëzojnë në rajon./Motilokal.com
