Indonezia goditet nga një termet i fuqishëm

Indonezia goditet nga një termet i fuqishëm

Të paktën dy persona humbën jetën dhe 20 të tjerë u plagosën nga një tërmet me magnitudë 6.2 ballë që tronditi ishullin indonezian të Sumatrës.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) njoftoi se tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 12 kilometrash, 66 kilometra në veriperëndim të qytetit Bukittinggi në Sumatrën perëndimore, në veri të ishullit.

Tërmeti u ndje edhe në shtetet fqinje të Riau, Sumatra e Veriut, si dhe në Singapor dhe Malajzi.

Pas tërmetit nuk u dha asnjë alarm për cunami.

Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive (BNPB) tha se të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë u plagosën nga tërmeti, transmeton Anadolu Agency.

Tërmeti shkaktoi rrëshqitje dheu në rajon.

Të paktën 100 njerëz humbën jetën në tërmetin me magnitudë 6,2 ballë që tronditi rajonin indonezian Sulawesi-t Perëndimor në janar të vitit 2021.

Indonezia ndodhet në një rrip sizmik dhe vullkanik të quajtur "Unaza e zjarrit e Paqësorit"./Motilokal.com