Turqia e katërta në Evropë për instalimin e energjisë së ripërtëritshme

Turqia e katërta në Evropë për instalimin e energjisë së ripërtëritshme

Turqia u rendit e katërta në renditjen e vendeve me më shumë instalime të energjisë eolike në Evropë vitin e kaluar.

Sipas raportit të "Statistikave Evropiane të Energjisë Eolike 2021 dhe Paraqitja për periudhën 2022-2026" të përgatitur nga “WindEurope”, deri në fund të vitit 2021, Evropa ka arritur 236 gigavat të energjisë eolike të instaluar.

Vitin e kaluar, në Evropë u instaluan 17 gigavat kapacitet të ri, nga të cilat 27 shtete anëtare të Bashkimit Evropian (BE) përbënin 11 gigavat. 81 për qind e këtyre instalimeve ishin me kapacitet të erës tokësore.

Sipas raportit, më së shumti instalime të energjisë së erës (eolike) vitin e kaluar ishin në Mbretërinë e Bashkuar me 2.64 gigavat. Gjatë kësaj periudhe, në Mbretërinë e Bashkuar u instaluan 328 megavat centrale të energjisë eolike në tokë dhe 2,31 gigavat në det të hapur.

Mbretëria e Bashkuar u pasua nga Suedia me 2.10 gigavat instalim dhe Gjermania me 1.92 gigavat.

Turqia renditet e 4-ta me 1.4 gigavat energji eolike të instaluar në vitin 2021./Motilokal.com