Motilokal.com vazhdon të jetë media online më e besueshme, më korrekte dhe më profesionale për parashikimin e motit, me tema të larmishme nga fusha të ndryshme shoqërore, duke e shndërruar në referencën kryesore të motit.
Motilokal sot po shënon edhe një hap të rëndësishëm në rrugën e nisur për të raportuar drejt dhe korrekt, duke u bërë anëtare e Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK).
Këshilli i Mediave të Shkruara në mbledhjen e mbajtur me datë 16.02.2022, regjistroi anëtarin më të ri Motilokal.com, duke iu bashkuar mediave më të njohura kosovare.
Kjo ditë është një arritje e madhe për Motilokal, pasi vazhdon të mbetet referenca kryesore në informimin sa më të saktë të qytetarëve në kohë reale, duke e ruajtur fuqishëm pozicionin e tij, të liderit të pakontestueshëm në këtë shërbim.
Media online Motilokal.com vazhdon që të sjellë lajmet më ekskluzive për surprizat e motit, ndryshimet klimatike, ambientin, të rejat nga shkenca e shëndetësia, si dhe përmes fotografive të papara dhe kurioziteteve të palexuara ua shpalos lexuesve të vet bukuritë e trojeve shqiptare.
Po ashtu, vlen të theksohet se gjatë këtij viti motilokal.com ka intervistuar shkencëtarë dhe udhëheqës të institucioneve më të rëndësishme në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
Tashmë e dini ku mund të na gjeni dhe ndiqni në www.motilokal.com si dhe në rrjetet sociale (Facebook, Instagram, Linkedin, Twitter, Youtube), Gjirafa dhe në ‘prime time’ edhe në RTV Dukagjini./Motilokal.com
