Vetura me energji diellore që mund të lëvizë me muaj pa u mbushur

Vetura me energji diellore që mund të lëvizë me muaj pa u mbushur

Një veturë me energji diellore ka udhëtuar qindra kilometra me një mbushje të vetëm, duke shënuar një moment historik për automjetin më efikas dhe të qëndrueshëm në botë.

Lightyear One përshkoi 400 km me 130 km/orë përpara se të duhej të rimbushej sërish gjatë një prove rutinë.

<p>The five -seater Lightyear One is designed to be an 'off-the-grid, clean, and convenient mobility solution’</p>

Më parë, vetura elektrike përshkroi më shumë se 700 km me një shpejtësi më të ulët. Lightyear pretendon se makina do t’i lejojë klientët të “ngasin me muaj pa e mbushur” dhe shpreson t’u dorëzojë automjetet e para klientëve deri në mesin e 2022.

<p>Reservations for the Lightyear One require a €150,000 down payment</p>

Lightyear kreu dhe teste aerodinamike në Aprilia, për të cilat kompania pretendon se dhanë rezultate rekord.

“Testimet tona rrugore konfirmojnë se jemi në rrugën e duhur për të prodhuar automjetin më aerodinamik me pesë ulëse deri më tani.

Ndërsa bota jonë lëviz drejt burimeve më të qëndrueshme të energjisë, Lightyear po drejton zhvillimin e lëvizshmërisë së pastër në industrinë e automobilave”, deklaroi firma në një njoftim të postuar në faqen e saj të internetit./Motilokal.com