Sot dhe nesër mot me vranësira e shi në Mal të Zi

Sot dhe nesër mot me vranësira e shi në Mal të Zi

Parashikimi i moti për ditën e hënë në Mal të Zi, do të jetë kryesisht me vranësira e reshje shiu. Në zonat malore reshje bore. Temperaturat do të lëvizin nga 12 deri në 13 °C.

Dita e martë do të mbajë me mot të vranët e reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 9 deri në 11 °C.

E mërkura parashikohet të mbajë me kthjellime e diell. Temperatura gjatë ditës pritet të sillen prej 9 deri në 12 °C./Motilokal.com