Surprizat e motit, ja si do të mbajë moti në Kosovë

Surprizat e motit, ja si do të mbajë moti në Kosovë

Java vende-vende në Kosovë fillon me mot të mirë, ndërsa në ultësira me mjegull.

Moti sot në Kosovë do të mbajë paradite pjesërisht me re e me diell, ndërkaq pasdite dhe mbrëmje me vranësira e mundësi për riga shiu e bore. Temperaturat do të lëvizin nga 4 deri në 13 °C.

Dita e martë do të mbajë me mot të ftohtë dhe me erë. Në orët e para të ditës priten reshje shiu, e në viset malore dhe disa pjesë të Kosovës edhe reshje bore. Temperaturat do të luhatën prej 2 deri në 3 °C.

Të mërkurën paradite pritet të mbajë mot pjesërisht me re e me diell, ndërsa pasdite me vranësira, reshje shiu e bore. Temperaturat do të sillen nga 1 deri në 6 °C./Motilokal.com