Bëni kujdes gjatë vozitjes, mjegulla sonte ka përfshirë gjithë vendin

Bëni kujdes gjatë vozitjes, mjegulla sonte ka përfshirë gjithë vendin

Mjegulla e dendur, e cila ka përfshirë tërë territorin e Kosovës, është një fenomen që zakonisht bie në periudhën e vjeshtës dhe dimrit. Përderisa merr ky mot kështu duhet të bëhet kujdes veçmas në komunikacion.

Edhe Policia e Kosovës (PK) u ka bërë apel shoferëve që të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes.

Policia e Kosovës kërkon nga shoferët t’i përdorni dritat e mjegullës, për arsye se nëse automjeti juaj i ka këto drita kjo ju ndihmon të ndriçohet rruga para jush dhe këto drita e bëjnë automjetin tuaj më të dukshëm për shoferët e tjerë. Po ashtu disa automjete kanë edhe dritat e pasme të mjegullës të cilat ndihmojnë shoferët që lëvizin mbrapa t'ju shohin juve edhe nga një distancë më e madhe.

No photo description available.

Gjithashtu PK kërkon kujdes edhe më të shtuar sepse mjegulla mund të krijojë një iluzion optik dhe t'i bëjë shoferët të mendojnë se po shkojnë më ngadalë seç janë. Mbani vëmendjen, mos shpejtonit.

Policia e Kosovës apelon shoferët që gjatë ngasjes të mos ndizen dritat e gjata. Sipas PK-së ngasja e automjetit me drita të gjata mund të reflektojë jashtë mjegullës dhe mund të kthehet në automjetin tuaj, dhe e bën të pamundur që shoferët e tjerë t'ju shohin. /Motilokal.com