Badovci po shteret

Badovci po shteret

Mungesa e reshjeve atmosferike në vendin tonë po çon drejt tharjes liqenet akumuluese “Batllava” dhe “Badoci”.

Ditë më parë kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” (KRU), përmes një komunikate njoftoi për nivelin e ujit në liqenin e Batllavës dhe atë të Badovcit.

Në njoftimin e KRU “Prishtina” thuhet se niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është minus 9.11 metra nën pikën maksimale të kapërderdhjes ose, 625.89 metra mbi nivelin e detit ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badovcit është minus 9.20 metra nën nivelin maksimal ose, 640.63 metra mbi nivelin e detit.

Madje ata kërkuan nga qytetarët që ta kursejnë ujin sa më shumë.

“Uji sot nuk duhet të shfrytëzohet në mënyrë të pakontrolluar, me ç‘rast i zvogëlojmë rezervat e ujit të pijshëm, por uji duhet kursyer pikë për pikë.! Vetëm kështu sigurojmë sasi të mjaftueshme të ujit të pijshëm për të ardhmen”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”. /Motilokal.com