Mësoni sa e dëmshme është mjegulla për shëndetin tonë

Mësoni sa e dëmshme është mjegulla për shëndetin tonë

Mjegulla e dendur që ka përfshirë mbrëmjen e sotme Kosovën, i ka shtuar rreziqet për shëndetin dhe për të gjitha llojet e trafikut.

Sa herë që pëson ndryshime moti, atëherë edhe gjendja juaj shëndetësore pëson ndryshime gjithashtu.

E njëra ndër problemet për shëndetin tuaj del të jetë edhe mjegulla, e cila shumë lehtë sjell ndikime në rritjen e sulmeve të astmës.

Kur bie mjegulla, ka më pak ose aspak lëvizje të ajrit. Kjo do të thotë se ndotësit jo të shëndetshëm vazhdojnë të zgjasin për periudha më të gjata kohore, që do të thotë thithim më shumë ajër të ndotur.

Arsyeja kryesore për formimin të mjegullës është rritja e ndotjes së ajrit. Ndotësit të ajrit si makina, dioksidi i squfurit, dioksidi i azotit dhe ndotësit e ndryshëm industrialë si monoksidi i karbonit, përbërjet organike të paqëndrueshme, ozoni dhe lëndët e grimcave përzihen me mjegull për të formuar një shtresë të dendur në atmosferën e quajtur mjegull. Mjegulla ka tendencë të mbetet në atmosferë gjatë gjithë ditës, duke shkaktuar një sërë sëmundjesh.

Mjegulla sjell një numër të çrregullimeve, si të frymëmarrjes edhe të tjera, këto janë disa nga to:

Funksioni i mushkërive: Grimcat që gjenden në ajër kur ka mjegull, ngecin në mushkëri duke mbyllur ato dhe duke zvogëluar e kapacitetin e tyre funksional duke nxitur episode të kollitjes dhe gulçimit.

Kollitja: Një nga mënyrat kryesore që shkakton kollë është inhalimi i mjegullës që mund të çojë irritimin e rrugëve ajrore.

Astma: Grimcat që janë pezull në mjegull e bëjnë më të vështirë për pacientët me astmë që të marrin frymë. Kjo jo vetëm që përkeqëson atë, por pasojat zgjasin shumë.

Bronkit: Ekspozimi i zgjatur në mjegull përkeqëson edhe bronkitin. Në bronkit, bërthamat e mukozës të cilat janë të irrituara nga ndotësit përkeqësohen.

Acarim i syve: Ndotësit në ajër kanë tendencë që të irritojë membranat e syrit duke shkaktuar infeksione të ndryshme, skuqje ose ënjtje të syrit.

Sipas hulumtimeve më shumë se 70 për qind e sulmeve të zemrës pësojnë nxitje nga mjegulla e dendur, por kjo nuk është e gjitha, shëndet jo të mirë për veshin tuaj sjell edhe koha e lagësht e cila përcillet me mjegull duke bërë që të shkaktohen infeksione të ndryshme të papritura.

Si të mbroni veten nga mjegulla?

Mjegulla është një fenomen natyror që është rezultat i aktiviteteve të bëra nga njeriu. Për të parandaluar që mjegulla të dëmtojë shëndetin tuaj, ju duhet të kufizoni ekspozimin ndaj saj. Shmangni vendet të cilat kanë sasi të mëdha të ndotësve të ajrit si nyjet e trafikut, zonat industriale, etj., mbuloni fytyrën tuaj me një shall apo maskë për të parandaluar inhalimin e mjegullës.

Gjithashtu parandalimi i ndotjes së ajrit mund të zvogëlojë në mënyrë efektive formimin e mjegullës. /Motilokal.com