Si të ofroni ndihmë gjatë emergjencave?

Si të ofroni ndihmë gjatë emergjencave?

Një ndër gjërat më të rëndësishme gjatë situatave emergjente është edhe mënyra sesi ne komunikojmë me personat e prekur direkt apo sesi duhet t’u ndihmojmë. Nëse komunikojmë në mënyrën e duhur dhe dëgjojmë shqetësimet e tyre, kemi dhënë një ndihmesë të madhe si fillim.

Institutit i Shëndetit Publik të Shqipërisë (ISHP), përmes disa rekomandimeve këshillon qytetarët se si të ofroni ndihmë gjatë emergjencave.

Gjeni një vend të qetë ku mund të flisni pa u shpërqendruar.

Qëndroni afër personit, por mbani distancën e duhur në respekt të moshës, gjinisë dhe kulturës së tij.

I bëni të qartë që jeni duke e dëgjuar me vëmendje — shiheni në sy, pohoni me kokë...

Jini të duruar dhe të qetë.

Ofroni informacion faktik, nëse e dispononi. Jini të sinqertë për gjithçka që thoni dhe flisni në mënyrën sa më thjeshtë.

Mirëkuptoni ndjenjat e tyre, humbjet (e një personi të dashur, të shtëpisë), si dhe ndodhi të

rëndësishme të cilat i ndajnë me ju.

Respektoni privatësinë, konfidencialitetin e çdo rrëfimi senistiv.

Vlerësoni aspektet më pozitive unike dhe mënyrën se si ata ndihmojnë veten. /Motilokal.com