Ekspertët japonezë ndjekin folezimin e pelikanit kaçurrel në Divjakë-Karavasta

Ekspertët japonezë ndjekin folezimin e pelikanit kaçurrel në Divjakë-Karavasta

Ekspertët japonezë kanë ndjekur nga afër folezimin e pelikanit kaçurrel në Parkun Kombëtar, Divjakë-Karavasta.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) ka publikuar disa fotografi nga folezimi i kolonisë së pelikanëve në këtë park.

“Disa foto nga monitorimi i radhës në koloninë e pelikanëve, që ka filluar folezimin. Gjatë këtij monitorimi, ku u shoqëruam nga ekspertët japonezë për Ekoturizmin, zëvendësuam edhe disa bova të dëmtuara”, thuhet në njoftimin e AKZM-së.

Nga specialistët e mjedisit në këtë zonë janë vërejtur mjaft specie të rikthyera duke e populluar atë. Një ndër të rrallët është edhe Pelikani Kaçurrel, një nga speciet e pakta në Evropë që deri tani ka shfrytëzuar si strehën e tij të fundit lagunën Divjakë-Karavasta.

Pelikani Kaçurrel (Pelecanus crispus) është shpend fluturues, folebërës nga familja e pelikanëve. Popullata më e madhe e këtij lloji të pelikanëve gjendet në lagunën Karavastasë në Shqipëri.

Pelikani kaçurrel në pjesën e pasme ka pendë kaçurrele (të përkulura), qesja e fytit është me ngjyrë portokalli, këmbët gri e errët, ndërsa gjoksi është si i bardhë. Në majat e krahëve ka pak pendë të zeza.

Gjatësia e trupit është rreth 180 centimetra, ndërsa hapja e krahëve rreth 3 metra. Pesha mesatare është prej 11,5 kilogramë dhe e bën shpendin më të rëndë në botë të gjinisë së vet./Motilokal.com

May be an image of 1 person, wading bird, nature and body of water

May be an image of wading bird and nature

May be an image of wading bird and nature

May be an image of wading bird and nature

May be an image of wading bird and nature

May be an image of 4 people, people sitting and body of water

May be an image of 4 people and body of water