Pata e vogël laramane rishfaqet në Shqipëri

Pata e vogël laramane rishfaqet në Shqipëri

Pata e vogël laramane (Branta ruficollis), ky shpend i rrallë për Shqipërinë, është shfaqur në javët e fundit në Ultësirën Perëndimore por jashtë territorit të zonave të mbrojtura bregdetare, ka njoftuar Albanian Ornithological Society (AOS).

Pavarësisht kontrollove në zonë, ekipi AOS arriti vetëm të gjejë fakte të pranisë së saj sikurse fotot bashkëngjitur që tregojnë të paktën një individ të vrarë. Njëkohësisht, disa banorë konfirmuam se mbi 10 individë të Patës së vogël laramane janë vrarë gjatë 2-3 javëve të fundit.

Sipas njoftimit të AOS, Pata e vogël laramane konsiderohet Globalisht e Rrezikuar. Popullata globale e saj vlerësohet në c. 44,000-56,000 individë sipas Wetlands International. Për këtë arsye, ajo mbrohet në të gjitha vendet europiane përfshirë Shqipërinë.

May be an image of bird, nature and body of water

“Sikurse tregohet në hartat shoqëruese Pata e vogël laramane folezon në Siberinë Veriore (Rusi) dhe dimëron kryesisht në bregdetin verior të Detit të Zi, në Bullgari, Rumani dhe Ukrainë”, thekson AOS.

May be an image of map, sky and text that says 'Barents Sea raSe NorwegianS Sea Iceland Sweden Norway Finland United Kingdom Ireland Denmark Russia Belarus Poland Germany Austria France Ukraine Romania Italy Spain Portugal Kazakhstan Google Legend Native resident Introduced Greece Turkey Native breeding Possibly extant Mongolia Uzbekistan Kyrgyzstan Turkmenistan Native non breeding Possibly extinct Passage Extinct Season uncertain Origin uncertain Map data ©2022 Google INEGI Terms Reintroduced Aşsisted olonisation'

AOS tregon se individë të rrallë vizitojnë herë pas here edhe Shqipërinë ku janë regjistruar të paktën tre vrojtime, në 2002 në Butrint, në 2004 në Shkodër (por i vrarë) dhe ky rast i fundit në Lushnje-Fier që rezulton sërish i vrarë.

May be an image of map, sky and text that says 'Czechia Munich Austria erland Vienna Slovakia Budapest Hungary Ukraine Slovenia Croatia Moldova Chişinău lonaco Romania Italy Buchare ©Rome noAropиua Sarajevo Serbia Sofia Montenegro coфиR Kosovo Bulgaria North Tiranao Macedonia Albania Black Sea Tyrrhenian Sea İstanbul Bursa Tunis Greece Athens Αθήνα Ankara Georgia တဝဂဏဂမဂ Tbilisi zmir Malta Google Legend Native resident Introduced Yerevan tpuwr Turkey Konya Azerbaijan Antalya Native breeding Possibly extant Native non breeding Possibly extinct Passage Extinct Map data 2022 GeoBasis-DE BKG ©2009 Google, Inst. Geogr. Nacional, Mapa GISrael Û Season uncertain Origin uncertain Reintroduced Assisted colonisation'

“Ndonëse specie e mbrojtur në Shqipëri, i cili vend ka vendosur moratorium për gjuetinë që prej vitit 2014, kjo specie kaq e rrallë dhe e rrezikuar globalisht vazhdon të jetë subjekt i brakonazhit në Shqipëri”, thotë AOS./Motilokal.com

May be an image of bird and outdoors

May be an image of bird