Priten rryma të ftohta polare, shpëtuesit kosovarë kërkojnë kujdes nga vizitorët e maleve

Priten rryma të ftohta polare, shpëtuesit kosovarë kërkojnë kujdes nga vizitorët e maleve

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës (SHKSHMK) ka kërkuar kujdes maksimal për qytetarët që gjatë ditëve të ardhshme vizitojnë vendet malore.

Në një njoftimi në Facebook, shpëtuesit Malorë të Kosovës, kanë njoftuar se gjatë ditëve të ardhshme parashikimet sinoptike tregojnë rryma të ftohta, rënie e temperaturave dhe reshje bore.

SHKSHMK njofton temperatura në malet e rajonit pritet të zbresin deri në –20 gradë Celsius, andaj vizitorët gjatë aktiviteteve malore duhet të zgjedhin me kujdes veshmbathje adekuate dhe itinerare të afërta dhe jo shumë të ekspozuara.

“Gjithashtu mos të harrojmë se pas çdo reshje je ekziston rreziku i ortekut, deri në ditën 3 djeshme në shumicën e ekspozimeve rreziku ka qenë i ulët, por nga sot gjendja supozohet që do të ndryshojë. Ditëve të fundit nuk kemi raportime të lëshimit ortekëve, qoftë nga faktori natyror apo njeri, por ndryshimet atmosferike mund të stimulojnë një gjendje të favorshme për shkallën e rrezikut 2 apo më shumë, mbetet të shihet në ditët në vazhdim”, thuhet në njoftim.

Sipas SHKSHMK-së, gjatë aktiviteteve qytetarët duhet evitojnë lëvizjen në pjerrësitë në mes 30°~45°, dhe të planifikojnë lëvizje në pjesë të larta kreshta, apo rrafshnalta që nuk ekspozohen në trajektoren e mundshme të ortekëve. Po ashtu qytetarëve që planifikoj të vizitojnë vendet malore u kërkohet të trajnohen dhe të pajisen me pajisjet e sigurisë së ortekut. Ndërkaq për çdo urgjencë të lajmërohen në numrat e telefonave: 112 dhe 049840228./Motilokal.com