Pogradeci veshët me petkun e borës, fotografi fantastike nga qyteti i liqenit

Pogradeci veshët me petkun e borës, fotografi fantastike nga qyteti i liqenit

Sot qyteti i Liqenit, Pogradeci është zbardhur nga reshjet e borës. E si çdo pjesë që e zbukuron bardhësia e borës edhe qyteti i bukur i Pogradecit ka marrë një pamje vërtetë mahnitëse.

Pogradeci njihet për kulturën, traditën dhe bukuritë natyrore, ku mirëpret vizitorë në çdo stinë të vitit.

Pogradeci ofron shumë mundësi për turizëm ujor, malor dhe historik. Gjithashtu edhe kuzhina dhe kulinaria pogradecare është shumë e veçantë dhe e pëlqyeshme nga vizitorët shqiptarë dhe të huaj.

Shtëpitë janë të ndërtuara prej guri dhe tulla në anët e rrugicave të ngushta mbuluar me pjergulla. Në jug të Linit, afër Buqezës në liqen, në thellësinë 2-3 metra ndodhen disa palafite. Ai është një vendbanim i tipit liqenor ndërtuar në sipërfaqe të liqenit, si ajo e Maliqit në rrethin e Korçës. Ka gojëdhëna që dikur gadishulli i Linit ka qenë një ishull i bukur me bimësi të lulëzuar.

Katër kilometra larg Pogradecit, shtrihet Driloni, një vend me bukuri dhe qetësi të rrallë. Ky vend me një peizazh madhështor e bën të frekuentueshëm dimër dhe verë nga vizitorë të shumtë. 

Por ka akoma…Shën Naumi është fare pranë…Përtej kufirit, por lehtësisht i arritshëm me veturë.

Në Pogradec mbizotëron një klimë mesdhetare malore dhe pjesërisht kontinentale, me dimër të ftohtë dhe verë të nxehtë e të thatë. Temperatura mesatare vjetore arrin deri në 12.3 °C. Muaji më i ftohtë është janari dhe muaji më i nxehtë është gushti. Muaji më i lagësht është nëntori me reshje shiu mesatarisht 108 milimetra ndërsa sasia mesatare vjetore e reshjeve arrin në 730 milimetra.

Gazetari nga Pogradeci ka shkrepur disa fotografi mahnitëse, ku mund të shijoni magjinë e qytetit, që pret mijëra vizitorë në të gjitha stinët./Motilokal.com

May be an image of snow and tree

May be an image of 1 person, tree and nature

May be an image of standing, sky, tree, monument and snow

May be an image of 6 people, nature and lake

May be an image of 8 people, snow, mountain and nature

May be an image of 3 people and outdoors

May be an image of nature and body of water

May be an image of 4 people, outdoors and monument

May be an image of snow, tree and nature

May be an image of snow and tree

May be an image of snow and nature

May be an image of outdoors

May be an image of nature, snow, tree, road and sky

May be an image of 2 people, nature, snow, sky and ocean