Reshje të dendura bore në Qarkun e Korçës, ARRSH njofton për gjendjen e rrugëve

Reshje të dendura bore në Qarkun e Korçës, ARRSH njofton për gjendjen e rrugëve

Korça është një ndër qarqet që është përfshirë nga reshjet e dendura të borës gjatë orëve të fundit duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një postimi në rrjetin social ka dhënë detaje në lidhje me situatën e rrugëve në qarkun e Korçës.

Ndër të tjera ARRSH bën apel shoferëve që të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të mos lëvizin pa goma dimërore dhe zinxhirë.

“Në segmentin rrugor Qafë Qarri- Korçë-Dardhë-Voskopojë ka pasur reshje e bore me intensitet mesatar. Mjetet borëpastruese janë në terren për të bërë pastrimin e plotë të aksit dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi kryhet pa probleme. Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje, pasi priten temperatura të ulëta, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë dhe të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore”, thuhet në njoftimin e ARRSH./Motilokal.com

May be an image of nature, road, tree, mountain and snow

May be an image of tree, snow, sky, road and nature

May be an image of 1 person and outdoors