NASA publikon pamje mahnitëse nga hapësira

NASA publikon pamje mahnitëse nga hapësira

Astronautët në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (NASA) sjellin vazhdimisht fotografi mahnitëse të Tokës nga hapësira. Në fakt, imazhi i fundit i shpërndarë nga një astronaut bëri që i gjithë planeti të përfshihej në një quiz.

Mark Vande Hei i NASA-s postoi një foto mahnitëse mbi Himalajet në Twitter  Diku në foto fshihet Everesti, të cilin astronauti u kërkoi lexuesve të përpiqeshin ta gjenin.

Everesti është mali më i lartë në botë me një lartësi prej 8849 metrash. Në tokë, ndoshta është e lehtë të dallosh përgjatë horizontit. Por nga lart është shumë më e vështirë ta dallosh atë.

“A mund ta gjeni Everestin në këtë foto?” pyeti ai.

Nuk humben mundësi të tilla dhe sigurisht iu përgjigj pozitivisht quizit duke lokalizuar malin më të madh në planet.

Mark është ngjitur në prill 2021 dhe është planifikuar të kthehet në Tokë në fund të marsit./Motilokal.com