Moti për këtë javë në Maqedoninë Veriore, në viset malore priten reshje bore

Moti për këtë javë në Maqedoninë Veriore, në viset malore priten reshje bore

Gadishulli i Ballkanit gradualisht do të jetë në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme me reshje shiu dhe në vendet malore me reshje bore në territorin e Maqedonisë Veriore.

Parashikimi i motit për ditën e sotme në Maqedoninë Veriore, do të jetë mëngjesi pjesërisht me re, ndërsa mesdita me vranësira. Temperaturat do të lëvizin nga -2 deri në 5 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 2 m/s në drejtim të verilindjes.

E marta do të mbajë mot me vranësira dhe shi. Temperaturat pritet të lëvizin prej 4 deri në 5 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 1 m/s në drejtim të perëndimit.

Dita e mërkurë do të mbajë mot të kthjellët. Temperaturat do të luhatën prej 1 deri në 5 °C. /Motilokal.com