Parashikimi i meteorologëve për këtë fundjavë në Theth dhe Valbonë

Parashikimi i meteorologëve për këtë fundjavë në Theth dhe Valbonë

Moti në Valbonë për ditën e shtunë do të mbajë mot i freskët mëngjesi me shi, ndërsa mesdita pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 3 deri në 4 °C. Era do të fryjë 2 m/s në drejtim të perëndim-jugperëndimit.

E diela do të mbajë mot të kthjellët por të ftohtë. Temperaturat pritet të sillen prej -5 deri në 6 °C. Era do të fryjë 3 m/s në drejtim të veriut.

Moti për ditën e shtunë në Theth, mëngjesi do të jetë me reshje të lehta shiu, kurse mesdita pjesërisht me re. Temperaturat do të luhatën nga 6 deri në 7 °C. Era do të fryjë 3 m/s në drejtim të veri-verilindjes.

Ndërsa të dielën mëngjesi do të mbaj mot të kthjellët dhe të ftohtë, ndërsa mesdita pjesërisht me re. Temperaturat pritet të lëvizin prej -3 deri në 6 °C. /Motilokal.com