Java fillon me mot të ftohtë, reshje shiu dhe bore

Java fillon me mot të ftohtë, reshje shiu dhe bore

Tashmë kemi hyrë në stinën e dimrit sipas kalendarit meteorologjik, ku masat e ftohtat të ajrit janë prezente mëngjeset dhe mbrëmjet zakonisht do të jenë më të ftohta dhe me ngrica.

Pas reshjeve të para të borës në ditët e fundit të nëntorit që përfshinë pothuajse tërë territorin e Kosovës, pritet që nga pasditja, orët e para të mbrëmjes të së hënës do të kemi sërish reshje bore e rënie të temperaturave. Reshjet e borës pritet të vazhdojnë edhe përgjatë së martës, ku do të kemi mot të ftohtë e me erë. Temperaturat gjatë ditës së hënë do të lëvizin nga 4 deri në 7 °C, në viset malore -1 deri në 8 °C.

Edhe në Shqipëri java nis me vranësira reshje shiu. Reshjet do të jenë kryesisht me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave. Ndërsa në jug-jugperëndim të vendit reshjet do të jenë me intensitet më të lartë në formë të rrebesheve dhe stuhive. Në relievet malore mbi 300 metër parashikohen edhe reshje bore me intensitet mesatar të cilat zgjasin deri në orët e para të mëngjesit të ditës së martës. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 9 deri në 10 °C, në zonat malore 1 deri në 2 °C./Motilokal.com