Vendet më me së shumti reshje të shiut dhe erëra në tokë

Vendet më me së shumti reshje të shiut dhe erëra në tokë

Vendi me më së shumti lagështirë

Mawsynram në shtetin Meghalaya të Indisë mban rekordin botëror për më së shumti reshje të shiut në vit mesatarisht: 11,872 milimetra (467,4 inç) ose gati 12 metra në vit.

Reshjet të bollshme

Stuhitë në La Réunion, një ishull malor në Oqeanin Indian, ka thyer rekordet botërore për më së shumti shi që bie gjatë periudhave prej 12 deri në 96 orë.

Një rekord prej 48 orësh i reshjeve të shiut u regjistrua në Aurère më 8 deri më 10 janar të vitit 1958 prej 2.467 metrash (97.1 inç). Pastaj cikloni tropikal Gamede regjistroi më së shumti të të reshura shiu në Cratere Commerson duke rënë 3.929 metra (154.7 inç) shi në 72 orë dhe 4.869 metra (191.7 inç) në 96 orë gjatë periudhës 24-27 shkurt 2007.

Vendet më të thata 

Vendi me i thatë në tokë gjendet në Kili. Në Arica bie shi mesatarisht në vit vetëm 0.76 milimetra (0.03 inç). Për më shumë se 14 vjet, nga tetori 1903 deri në janar të vitit 1918, Arica kishte periudhën më të gjatë pa rënë shi, një thatësirë prej 173 muajsh.

Era më të forta 

Shpejtësia më e madhe e erës e regjistruar ndonjëherë në botë ishte 408 kilometra në orë (253 milje në orë) që goditi ishujt Barrow në Australi gjatë ciklonit tropikal Olivia më 10 prill të viti 1996.

Vendi më i rrahur nga erërat

Vendi me i goditur nga erërat është Port Martin në Antarctica, ku mesatarisht erërat godasin më shumë se 64 kilometra në orë (40 milje në orë) të paktën njëqind ditë për çdo vit, duke e bërë atë në përgjithësi vendin më të rrahur nga erërat në tokë. /Motilokal/