Nga tërmeti në stuhi, banorët në çadra po përballen me shiun

Nga tërmeti në stuhi, banorët në çadra po përballen me shiun

Pas tërmeti të fuqishëm që goditi Shqipërinë, vendi është përfshirë nga stuhitë dhe reshjet e shiut. Shumë banorë që kanë mbetur pa kulm mbi kokë në Thumanë, gjendja e tyre në çadra ka filluar të vështirësohet pas reshjeve të shiut.

Disa familje kanë preferuar të largohen ndërkohë që pjesa më e madhe nuk kanë lëvizur. Ajo çka ato presin është një lajm pozitiv dhe pyesin nëse do tu rindërtohen banesat.

Thumana është më e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore, ndërkohë që shumë banesa janë shkatërruar dhe banorët e kalojnë natën jashtë nga frika e lëkundjeve të tjera.

Edhe në qytetin e Laçit kanë nisur reshjet e dendura të shiut, duke krijuar mjaft probleme në çadrat e banorëve të prekur nga tërmeti. Si pasojë e reshjeve uji ka depërtuar në çadrat ku janë akomoduar të prekurit nga tërmeti. /Motilokal.com

getfvid_78909305_2514472542002165_9189340992333938688_n.mp4