Deputetët e VV-së: Do të pimë ujë që vjen nga rrjeti publik sikurse pin mbi 80% e popullatës në Kosovë

Deputetët e VV-së: Do të pimë ujë që vjen nga rrjeti publik sikurse pin mbi 80% e popullatës në Kosovë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka njoftuar se posa të krijohen kushtet, do të konsumohet vetëm ujë që ofrohet nga rrjeti publik i ujësjellësit.

Deputetët e VV-së sot kanë rikthyer në Kuvendin e Kosovës gotat e qelqit.

Pacolli tha se do të pihet uji që vije nga rrjeti publik, sikurse pinë mbi 80% e popullatës në Kosovë, duke siguruar cilësinë e ujit.

May be an image of indoor

Ndryshe në tetor të vitit 2015 gotat e qelqit ishin zëvendësuar me ato të plastikës.

Postimi i plotë:

Një hap i vogël por me mesazh domethënës. Deputetët, posa të krijohen kushtet, do të konsumojnë vetëm ujë që ofrohet nga rrjeti publik i ujësjellësit.

Nuk do të blihet më ujë siç është blerë më parë.

Do të pimë ujë që vjen nga rrjeti publik sikurse pinë mbi 80% e popullatës në Kosovë. Kjo e ngrit edhe vetëdijen e secilit deputet për rëndësinë e cilësisë së ujit të rrjetit publik.

May be an image of 11 people, people standing and indoor

Do ta ruajmë mjedisin. Për çdo muaj në deponitë tona nuk do të hedhim rreth 5 mijë shishe të plastikës e rreth 5 mijë gota të plastikës në muaj.

Do të ulim shpenzimet e parasë publike.  Kuvendi shpenzon rreth 9 mijë euro në muaj për furnizim me ujë. Çdo vit do të kursejmë rreth 25 mijë euro.

Ky hap është vetëm një pjesë e vogël e mozaikut që duhet ta plotësojmë së bashku./Motilokal.com