Dorëshkrimi i Ajnshtajnit me shënime të teorisë së relativitetit shitet për 13 milionë dollarë në ankand

Dorëshkrimi i Ajnshtajnit me shënime të teorisë së relativitetit shitet për 13 milionë dollarë në ankand

Një dorëshkrim i rrallë i fizikanit të famshëm Albert Ajnshtajnit që përmban llogaritjet që çuan në teorinë e tij të relativitetit u shit për më shumë se 13 milionë dollarë në një ankand në Paris.

Dokumenti prej 54 faqesh, një nga dy kopjet ekzistuese, fillimisht pritej të shitej për 3.5 milion dollarë. Shitja prej 13 milionë dollarësh e bën atë dorëshkrimin më të shtrenjtë të Ajnshtajnit të shitur ndonjëherë në ankand.

"Ky është pa dyshim dorëshkrimi më i vlefshëm i Ajnshtajnit që ka dalë ndonjëherë në ankand", tha shtëpia e ankandeve Christie's.

Inxhinieri zvicerano-italian Michele Besso, i cili punoi në llogaritjet me Ajnshtajnin, e ruajti dorëshkrimin.

Megjithëse kopja nuk është drafti përfundimtar i teorisë së relativitetit, ajo tregon procesin që hyri në llogaritjet dhe përfshin një shënim nga Ajnshtajni në margjinat në të cilat ai shkroi: "Funksionon!"

Prof. Hanoch Gutfreund, ish-president i Universitetit Hebraik të Jerusalemit, tha për NBC News se dorëshkrimi ishte vendimtar për "udhëtimin intelektual dhe shkencor të Ajnshtajnit drejt teorisë së përgjithshme të relativitetit".

Ai e zhvilloi këtë teori, pothuajse arriti në formulimin e saktë, e keqinterpretoi, e la mënjanë”, tha ai.

Edhe pse Ajnshtajni ishte i njohur për shkatërrimin e shumicës së veprës së tij, por Besso e mbajti dorëshkrimin në gjendje të mirë deri në vdekjen e tij në vitin 1995.

Shtëpia e ankandeve Christie tha se shitja kishte “tërhequr koleksionistë nga e gjithë bota, të cilët e kuptuan rëndësinë e dokumentit”. Megjithatë blerësi nuk është zbuluar. Teoria, e botuar në vitin 1915, transformoi të kuptuarit e njerëzimit për hapësirën, kohën dhe gravitetin./Motilokal.com