Samsung do të ndërtojë fabrikë çipash prej 17 miliardë dollarësh në Teksas

Samsung do të ndërtojë fabrikë çipash prej 17 miliardë dollarësh në Teksas

Gjiganti i teknologjisë i Koresë së Jugut “Samsung” ka bërë të ditur se planifikon të ndërtojë një fabrikë të re çipash në shtetin amerikan të Teksasit për rreth 17 miliardë dollarë.

Kompania tha se fabrika e re e prodhimit të gjysmëpërçuesve në qytetin Taylor "do të ndihmojë në rritjen e prodhimit të zgjidhjeve të avancuara të gjysmëpërçuesve që fuqizojnë inovacionet dhe teknologjitë e gjeneratës së ardhshme".

Më tej, thuhet se disa nga këto teknologji do të përfshijnë celularë, 5G, informatikë me performancë të lartë dhe inteligjencë artificiale, transmeton Anadolu Agency.

Nënkryetari dhe drejtuesi ekzekutiv i Samsung Electronics, Kinam Kim, tha se objekti i ri do të "kontribuojë gjithashtu në stabilitetin e zinxhirit global të furnizimit të gjysmëpërçuesve".

Ky hap erdhi në një kohë kur ekonomia globale përballet me një krizë çipash në periudhën pas pandemisë COVID-19./Motilokal.com