Vendi ynë po ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa duke bërë që moti të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët ndërsa në jugperëndim dhe veriperëndim intensitet deri mesatar. Në fundjavë pritet ulje të temperaturave në minus, në viset malore reshje bore.
Sipas parashikimit të motilokal.com, moti në Shqipëri për ditën e premte do të mbajë mëngjesi me shi, mesdita pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të luhatën nga 12 deri në 14 °C.
Ndërsa e shtuna do të jetë me shi. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 11 deri në 14 °C. Era do të fryje me shpejtësi 1 m/s në drejtim të perëndim-jugperëndim.
Moti për ditën e diele do të mbajë mot i kthjellët. Temperaturat do të sillen prej 4 deri në 15 °C.
Një sistem frontal i fushave të presionit të ulët që janë shtrirë mbi Itali, pritet të kalojnë mbi rajon. Në vise malore mbi 1500 m priten reshje bore, e me rënie të temperaturave kufiri i borës mund të zbres deri në 1000 m. Mëngjesin e ditës së diel parashihet të shfaqen edhe ngricat e para në zona të ulëta.
Moti në Kosovë për ditën e premte do të jetë mëngjesi pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të lëvizin nga 7 deri në 13 °C. Era do të fryje me shpejtësi 5 m/s në drejtim të perëndim-jugperëndim.
Të shtunën mot do të jetë me shi të madh. Temperaturat do të arrijnë deri në 7 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 3 m/s në drejtim të veri-verilindjes.
E diela do të mbajë mot pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të luhaten nga 0 deri në 6 °C.
Parashikimi i motit për ditën e premte në Maqedoninë Veriore, do të jetë me mot të kthjellët. Temperaturat do të lëvizin nga 10 deri në 16 °C.
E shtuna do të mbajë mot me shi. Temperaturat pritet të lëvizin prej 7 deri në 13 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 2 m/s në drejtim të veriut.
Dita e diele do të mbajë mot të kthjellët. Temperaturat do të luhatën prej 0 deri në 8 °C.
Moti për ditën e sotme në Ulqin, do të mbajë mot me shi. Temperaturat do të lëvizin nga 12 deri në 15 °C. Era do të fryjë 2 m/s në drejtim të jug-juglindjes.
Dita e shtunë do të jetë me reshje të lehta shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin nga 13 deri në 14 °C. Era do të fryjë 4 m/s në drejtim të perëndimit.
E diela do të mbajë mot pothuajse i kthjellët. Temperatura gjatë ditës pritet të sillen prej 8 deri në 13 °C. Era do të fryjë 4 m/s në drejtim të verilindjes./Motilokal.com
Përgatiti: Shkëlzen Rrecaj




