Masat ajrore relativisht të paqëndrueshme që kanë përfshirë vendin në këtë javë sollën një rënie të lehtë të temperaturave në të dyja ekstremet. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti sot parashikohet i kthjellët e me zhvillim të vranësirave në mesditë e pasdite. Vranësirat do të pasohen nga reshje shiu në formën e shtrëngatave në intervale të shkurtra kohore, kryesisht përgjatë relieveve malore.
Temperaturat nuk pritet të kenë luhatje të ndjeshme.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 15/27°C
Zonat e ulëta 21/35°C
Zonat bregdetare 22/34°C